11 Janar 2025

Maqedonia dhe Kosova marrëveshje për bashkëpunimin ndërkufitar

Shkup, 19 shkurt - Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës në Shkup nënshkruan një memorandumin bashkëpunimi mbi zbatimin e programit për bashkëpunim ndërkufitar mes dy vendeve, që do të jetë i vlefshëm deri në vitin 2020.

Marrëveshje partneritetit  për asistencë teknike për programin e bashkëpunimit ndërkufitar (2014-2020) mes Maqedonisë dhe Kosovës ka për qëllim realizmin e projekteve të përbashkëta që lidhin vendbanimet e dy zonave kufitare të të dyja vendeve

Përfaqësues e autorizuar  të Republikës së  Kosovës  dhe Maqedonisë, nënshkruan sot Marrëveshjen  e  Partneritetit për asistencë teknike për programin e bashkëpunimit ndërkufitar (2014-2020) ndërmjet Republikës së Kosovës dhe  Republikës së Maqedonisë.

Marrëveshja u  nënshkrua  mes Ambasadorit të Kosovës në  Maqedoni, z. Ylber Hysa dhe Ministrit të  Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë, z. Lirim Shabani.

Me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes, Ambasadori i Republikës së  Kosovës në  Maqedoni, z. Ylber Hysa tha se kjo marrëveshje është rast  i mirë për të ofruar mundësinë e realizimit të projekteve me rendësi  infrastrukturore dhe absorbimi i këtyre projekteve hap dyert për përfitime të shumëfishta mes dy vendeve, Kosovës dhe Maqedonisë.

“Marrëveshja  për bashkëpunimin ndërkufitar ndikon drejtpërdrejtë në ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në mes të vendeve në ngritjen e kapaciteteve absorbuese të institucioneve dhe në ngritjen  kohezionin social dhe ekonomik” tha Ambasadori Ylber Hysa me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes.

Ministri i  Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë, z. Lirim Shabani falënderoi përfaqësuesit te Republikës së Kosovës për bashkëpunimin, dhe kjo marrëveshje është një mundësi që deri në vitin 2020 të financohet numër i madhe projektesh që do të zbatohet ne zonat kufitare mes dyja vendeve.

Marrëveshja e nënshkruar sot, siguron  organizimin dhe  partneritetin e përgjegjësive të secilit anëtar të projektit "Asistencë Teknike për CBC Kosovë-Maqedoni 2014-2020" në përputhje me organizimin,  metolodogjinë  dhe ndarjen e  buxhetit.

Nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar, të dyja Ministritë homologe nga Kosova dhe Maqedonia, përcaktojnë partneritetin dhe përgjegjësitë e përbashkëta për koordinimin e zbatimit të projekteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)