22 Dhjetor 2024

Maqedoni, Sot shqiptarët protestojn për drejtësi

Shkup, 10 maj - Këshilli i organizatave shqiptare të dielën edhe njëherë ka përsëritur se Protesta për Drejtësi do të mbahet më 10 maj (Sot), pa as një lloj shtyrje apo anulimi. Marshi do të fillojë në ora 13.00 para Gjykatave themelore në Shkup duke vazhduar rrugës për te Kuvendi republikan, qeveria dhe përfundon në vendin e nisjes ku filloi, para Gjykatave.

Këshilli i organizatave shqiptare u bën thirrje gjithë pjesëmarrësve në protestë që të jenë të qetë, ta matur, dinjitozë dhe evropianë në  paraqitjen e tyre, duke vlerësuar se edhe një lëshim i vetëm në këtë protestë e dëmton rëndë imazhin e shqiptarëve dhe shkon kundër interesit kombëtar të popullit shqiptar.

“Kërkojmë nga pjesëmarrësit në marsh që në asnjë mënyrë dhe assesi të mos përdorin fjalor i cili nxit urrejtje në baza të ndryshme. Ndalohet rreptësisht fjalori i urrejtjes dhe fyerjes së tjetrit. Çdo lloj fyerje në baza etnike shkon në mënyrë direkte kundër qëllimeve të protestës. Ata që përdorin fjalor të tillë janë kundër arritjes së synimeve të protestës së nesërme. Lusim qytetarët që ta ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve që mund të ndodhin nga persona të pa përgjegjshëm të nacionaliteteve tjera. Rënia në provokime është kundër interesit të shqiptarëve”, deklaroi përfaqësuesi i Këshillit, Valon Bela. Njëkohësisht Këshilli i organizatave shqiptare distancohet plotësisht nga çdo lloj manipulimi politik apo partiak i protestës.

“E përsërisim edhe njëherë se protesta organizohet nga shoqëria civile shqiptare dhe është krejtësisht apartiake. Apelojmë te protestuesit që tu përmbahen në mënyrë të prerë rregullave të një proteste paqësore në mënyrë që të tregojmë se dimë të organizohemi në forma të tilla të të shprehjes së revoltës qytetare”, theksoi Bela duke apeluar te qytetarët që në numër të madh ti bashkëngjiten këtij marshi “për të arritur qëllimin e deklaruar, pra të lirohen të burgosurit e pafajshëm shqiptarë si dhe të ndalohen praktikat diskriminuese ndaj shqiptarëve në këtë vend”.

“Vetëvendosje” përkah prtoestën e 10 majit

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet plotësisht kërkesat legjitime të demonstratës së thirrur nga Këshilli i Organizatave Shqiptare, e cila do të mbahet në Shkup më 10 maj. Këto kërkesa sublimojnë vullnetin e popullit shqiptar në Maqedoni për drejtësi, barazi dhe mosdiskriminim, prandaj ne i përkrahim ato. Por këto kërkesa po ashtu janë në vijë me interesin tone kombëtar në përgjithësi.

Shtypja politike, ekonomike dhe kulturore e shtetit të Maqedonisë ndaj popullit shqiptar që jeton atje, ka qenë e vazhdueshme, por këto vitet e fundit ajo ka marrë formë më të drejtpërdrejtë dhe provokuese. Duke filluar prej sulmeve të dhunshme të tifozëve të futbollit mbi lagjet shqiptare të Shkupit, e deri te Enciklopedia akademike shtetërore antishqiptare; prej rrënimit të shtëpisë së Nënës Tereze, e deri te shlyrja e identitetit shqiptar të kryeqytetit nëpërmjet “Shkupit 2014”; prej mohimit të simboleve tona kombëtare, e deri te përpjekjet e hapura të asimilimit nëpër shkollat fillore shqipe – këto janë vetëm disa prej manifestimeve të shtypjes së organizuar shtetërore maqedonase mbi popullin shqiptar.

Realitetet e devijuara politike shqiptare, të cilat erdhën si pasojë e tjetërsimit të luftërave tona çlirimtare, i kemi të njëjta në Maqedoni ashtu sikurse në Kosovë. Kemi komandantë të cilët e shitën luftën për t’u bërë politikanë. Politikanë që e lanë popullin e tyre në varfëri të thellë për t’u pasuruar vetë. Politikanë të cilët pasurinë e tyre të paligjshme duhet ta kthejnë me koncesione politike ndaj armiqve tanë, me kompromise të vazhdueshme në kurriz të popullit tonë. Ne kemi politikanë të cilët bashkëpunojnë me pushtete të huaja antishqiptare për interesa të veta, për më shumë pushtet personal.

Bashkë me tjetërsimin dhe shitjen e luftës çlirimtare erdhi burgosja e ish luftëtarëve të UÇK-së, jo liria e popullit. Erdhi largimi i më shumë shqiptarëve nga puna, jo mirëqenia e tyre. U ndalua flamuri shqiptar, në vend se të valonte ai. U rrit shtypja, në vend se të heqej ajo. U shtua diskriminimi, në vend se t’i jepej fund atij.

Prandaj është shteti i Maqedonisë ai i cili qytetarëve shqiptarë nuk u ka lënë rrugë tjetër të shprehjes dhe realizimit të kërkesave të tyre të drejta, përveç manifestimit publik të pakënaqësisë me protesta e demonstrata paqësore. E tillë është edhe demonstrata e 10 majit e organizuar nga Këshilli i Organizatave Shqiptare. Ajo është demonstrate për drejtësi, barazi shoqërore dhe demokraci.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)