07 Janar 2025

Maqedoni - Serbi nis kalimi vetëm me letërnjoftime

Shkup, 14 janar - Qytetarët e Maqedonisë dhe Serbisë prej sot do të mund të udhëtojnë në të dyja vendet vetëm me letërnjoftime.

Kjo është paralajmëruar mbrëmë nga ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq, i cili theksoi se është dakorduar me homologen e tij nga Shkupi, Gordana Jankullovska që Marrëveshja e nënshkruar kohë më parë të hyjë në fuqi, para shkëmbimit të notave diplomatike që janë pjesë e procedurave të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Zbatimi i kësaj marrëveshje u nis prej sot me rastin e fillimit të Kampionatit Evropian të Hendbollit në Serbi.

Ministri serb Daçiq bëri të ditur se marrëveshjen e njejtë për lëvizje të lirë me letërnjoftime i`a ka propozuar edhe Shqipërisë dhe Kroacisë, duke pritur që këto vende të pranojnë propozimin e tij siç e quajti \"mini-shengen\" Ballkanik

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)