23 Dhjetor 2024

Maqedoni, qytetarët kanë kursyer 4 milion € nga heqja e vizave

Shkup, 21 dhjetor - Qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë kursyer rreth 4 milionë euro brenda një viti nga liberalizimi i vizave.

Rreth 109 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë udhëtuar pa viza në zonën shengen që nga 19 dhjetori i vitit të kaluar, kur ky shtet përfitoi nga procesi i liberalizimit. Destinacionet më të preferuara për qytetarët e Maqedonisë janë Zvicra dhe Gjermania.

Para liberalizimit të vizave, përveç procedurave të tjera, qytetarët paguanin nga 35 euro për një vizë shengen.

Me vendimin e vjetshëm të Këshillit të Ministrave të Punëve të Brendshme dhe të drejtësisë të vendeve anëtare të BE-së, qytetarët e Maqedonisë u liruan nga nxjerra e vizave  për qëndrim afatshkurtër, gjegjësisht deri në 180 ditë në afat prej një viti, proces të cilin e përfituan edhe qytetarët e Republikës së Shqipërisë para pak ditësh.

Sipas rregullave të liberalizimit të vizave, krahas pasaportës biometrike, në kalimet kufitare për qytetarët e Maqedonisë mund të kërkohen edhe dokumente  me të cilat do të vërtetojnë qëllimin e vizitës dhe mjetet financiare për mbulimin e harxhimeve gjatë qëndrimit.

Për qëndrim më të gjatë dhe për të punuar në vendet e BE-së, janë të nevojshme vizat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)