22 Dhjetor 2024

Maqedoni, Familjet shqiptare vazhdojnë rrugën e kurbetit

Kumanovë, 24 shkurt - Familjet shqiptare në Maqedoni vazhdojnë të marrin rrugën e kurbetit për në Perëndim, megjithëse nuk e kanë aspak të sigurte qëndrimin ne vendet ku bujtin.

Shesin gjithçka dhe shpërngulen nga ky vend për të ngulur rrënjët kryesisht në Belgjikë, ku dhe kanë dëgjuar se mund të marrin azil ekonomik. Sipas të dhënave, rreth tre mijë shqiptarë janë larguar për në perëndim vetëm pesë javët e fundit. Edhe pse rajoni i Kumanovës ka nisur të boshatiset, politikanët shqiptarë në maqedoni deri më tani nuk kanë marrë asnjë lloj mase, pasi sipas tyre, ata nuk kanë të drejtë të përzihen në punët e e qytetarëve.

Deputetit Hajrulla Misini thekson se ky largim i shkon për shtat vetëm kalkulatorëve të ndryshëm që i gënjejnë njerëzit. "Përmes formave të ndryshme kemi apeluar, por askush nuk dëgjon. Kjo i shkon për shtati vetëm kalkulorëve me shifra të ndryshme dhe ata skamnorë që shkojnë për të pas një jetë më të mirë, edhe ato mjete që i kanë i harxhojnë, ose shkojnë me borxhe dhe kthehen me borxhe", thotë Misini për gazetën shqiptare në Maqedoni, "Lajm".

Ai sqaron se askush nuk dëgjon dikë nëse i flet ndryshe, vec asaj se duhet të shkojnë për të marrë azil. "Më tepër kanë dëshirë të dëgjojnë mashtruesit që i thonë se mund të marrin azil, sesa me i thënë se kot shkon, kot bën harxhime dhe se do t’ju kthejnë mbrapsht", thotë ai.

Misinit i vjen keq për harxhimet e shumta që bëjnë qytetarët, të cilët pas disa muajsh do të kthehen të dëmtuar dyfish. "Më vjen keq që i bëjnë gjithë ato harxhime, gjithë ato maltretime dhe në fund duhet të kthehen, pasi ka marrëveshje për readminisim. Nuk do të mund t’ia arrijnë qëllimit të tyre të pranohen si azil politik ose ekonomik, pasi as Belgjika dhe as shtetet e tjera të Unionit nuk pranojnë azilantë nga Maqedonia, madje as nga Kosova", thotë ai, duke shtuar se nëse u kalon afati tremujor i qëndrimit në ndonjërin nga vendet ku vlen shengeni i bardhë, nuk do të mund ta shohin Evropën për disa vite.

Shkaku kryesor i largimit të shqiptarëve nga Maqedonia janë kushtet e vështira ekonomike me të cilat ata përballen në këtë vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)