23 Dhjetor 2024

Maqedoni, bie numri i shqiptarëve të punësuar

Shkup, 21 dhjetor - Partia Demokratike Shqiptare në opozitë, ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim në koalicion me Gruevskin se ka zbritur me 5 përqind numrin e të punësuarve shqiptarë në sektorin publik.

Sipas PDSH në vitin 2010 janë punësuar vetëm 100 shqiptarë. Kjo parti akuzoi BDI edhe për moskrijimin e kushteve për punësim të kuadrove shqiptare në institucionet e shtetit.

“Dy vjet e gjysmë nga pushteti i BDI-së, numri i të punësuarve në sektorin publik është rritur me 18 mijë administratorë të rinj nga të cilët vetëm 800 janë shqiptarë”, tha Imer Aliu, deputet i PDSH.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë shqiptare në pushtet, BDI. Me anë të zv/kryeministrit Abylaqim Ademi tha se procesi i mospërfshirjes së shqiptarëve në administratë ka nisur para 3 vjetësh, kohë kur në pushtet ishte edhe Partia Demokratike Shqiptare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)