12 Janar 2025

Mandela, në gjendje të rëndë shëndetësore

Johanesburg, 24 qershor - Ish-presidenti afrikanojugor Nelson Mandela ndodhet në një gjendje të rëndë shëndetësore, bëri të ditur të dielën presidenca e Afrikës së Jugut.

Presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma e vizitoi të dielën Mandelën në një spital në Pretoria, dhe ekipi mjekësor e informoi atë se gjendja e 94-vjeçarit ishte rënduar gjatë 24 orëve të fundit.

"Mjekët po bëjnë gjithçka të mundshme për të përmirësuar gjendjen e tij dhe po kujdesen për të", tha presidenti afrikanojugor. "Ai është në duar të sigurta", shtoi Zuma, duke i ftuar afrikanojugorët dhe njerëzit në mbarë botën të luten për Mandelën.

Mandela u shtrua në spital në Pretoria me infeksion të rëndë të mushkërive më 8 qershor. Më 27 mars, ai u shtrua në spital pasi mjekët e diagnostikuan me pneumoni. Edhe dhjetorin e kaluar ai u shtrua në spital për infeksion të përsëritur në mushkëri.

Mandela u sëmur nga tuberkulozi gjatë burgimit 27-vjeçar para përfundimit të aparteidit në vitin 1994.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)