Manaj e Aliaj në konferencën "Drejtësia Administrative në Ballkanin Përendimorë"
Podgoricë, 23 nëntor - Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyres për Shërbimin Civil të Kosovës, Shkëmb Manaj dhe anëtari i Këshillit, Lulzim Aliaj, po marrin pjesë në Konferencën \"Drejtësia Administrative në Ballkanin Përendimorë\" e cila po mbahet në Podgoricë.
Kjo Konferencë është organizuar nga Shkolla Regjionale për Administratë Publike- ReSPA në bashkëpunim me Gjykatën Administrative dhe Gjykatën Supreme të Malit të Zi.
Në këtë konferencë po marrin pjesë kryetar të gjykatave administrative, udhëheqes dhe përfaqesues të institucioneve të pavarura të administratës publike, gjyqtarë dhe profesorë universitar të së drejtës administrative nga shtetet e rajonit dhe të BE-së.