07 Maj 2024

Malmstrom: Kosova s`do të mbetet "ishull i izoluar"

Bruksel, 19 tetor - Komisionarja evropiane për Punë të Brendshme në BE, Sesilia Malmstrom, ka theksuar se nga të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova është jashtë sistemit pa viza.

Ajo ka premtuar se Kosova nuk do të lihet si një ishull i izoluar dhe se me Kosovën në dhjetor do të nisë dialogu për vizat.

”Ata ende nuk i kanë plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme, por po bëjnë përparim të madh."

"Në dhjetor do të marrin përgjigjet në listën e pyetjeve të cilat na brengosin dhe shpresoj se para festave të fundvitit do të kemi rastin që me Kosovën ta nisim dialogun për vizat”, ka theksuar Malmstrom në një tribunë për përvojat e shfrytëzimit të regjimit pa viza për shtetet e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Bruksel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)