Mali i Zi zyrtarisht në NATO, Trump firmos vendimin
Washington, 11 prill - Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump po pret të takohet muajin e ardhshëm me udhëheqësit e Malit të Zi dhe vendeve të tjera të NATO-s në Bruksel për të mirëpritur anëtarin e 29-të aleancës.
Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se pranimi i Malit të Zi u dërgon një sinjal vendeve të tjera që kërkojnë ti bashkohen NATO-s se \"dera për anëtarësim në bashkësinë euro-atlantike mbetet e hapur dhe se vendet në Ballkanin Perëndimor janë të lirë të zgjedhin të ardhmen e tyre\".
Muajin e kaluar Senati amerikan ratifikoi me shumicë dërrmuese vendimin për pranimin e Malit të Zi në NATO.