22 Dhjetor 2024

Mali i Zi sot në zgjedhje lokale

Podgoricë, 23 maj - Gjatë ditës së sotme zhvillohen zgjedhjet lokale në Malin e Zi. Në shumicën prej qyteteve po mbahen zgjedhjet për këshillat bashkiak, ndërkohë që për këshillat të Kuvendeve Komunale do të votohet në Tuz dhe Gollubovc.

Fushata zgjedhore është shoqëruar me akuza dhe kundërakuza, midis opozitës pro serbe dhe koalicionit aktual të drejtuar nga kryeministri dhe lideri i DPS-së, Milo Djukanovic. Koalicioni opozitar “Mali i Zi më i mirë”, i drejtuar nga lideri Andrija Mandic po fillon, ka shprehur bindjen se do të fitojë këto zgjedhje.

Akuzat nuk kanë munguar ndaj opozitës edhe nga kryeministri aktual, Djukanovic, i cili akuzoi këshilltarin e presidentit serb, Boris Tadiç, se ka organizuar fushatën e opozitës në Malin e Zi. Në këto zgjedhje DPS dhe SDP janë futur së bashku në garë në 9 komuna ndërsa opozita e bashkuar në 12.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)