Mali i Zi po përballet me një rënie të natalitetit
Podgoricë, 30 mars Mali i Zi është duke u përballur me një rënie të natalitetit, për herë të parë pas gati gjysmëshekulli.
Sipas të dhënave të qendrës për promovimin e shëndetësisë të Institutit Publik të Shëndetësisë, nga 21 komuna në Malin e Zi, në nëntë prej tyre vërehet rënie të natalitetit natyror.
Mali i Zi ka një popullsi prej 650 mijë banorësh, dhe u takon vendeve me popullsi shumë të plakur.
Drejtoresha e QPSH, Agima Lalevic, ndër të tjera tha se nataliteti më i ulët është shënuar në qytetin verior Plevle, 120 për qind, si dhe në Cetinë 85 për qind.
Mali i Zi nuk është ballafaquar me humbjen e popullsisë siç ka ndodhur me Kroacinë e Serbinë dhe disa vende të Bashkimit Evropian.
Megjithatë, shqetëson fakti se nga gjysma e shekullit të kaluar, rënia e natalitetit ka arritur në 60 për qind, ndërsa numri i të lindurve, gati 25 për qind është më i vogël, thotë Lalevic.