18 Maj 2024

Makolli takon në Uashington Burgerin

Prishtinë, 2 dhjetor - Ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, u takua në Uashington me zëvendësdrejtorin për marrëdhënie me Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Dejvid Burger.

Me këtë rast ministri Makolli falënderoj Burger për gjithë ndihmën që SHBA i kanë dhënë dhe po i japin qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Burger u interesua edhe për situatën në veri të Kosovës, ku ministri Makolli tha se, qeveria e Kosovës është duke përdorur mekanizma shtetëror në përpjekje të stabilizimit të gjendjes atje, dhe se në koordinim me miqtë ndërkombëtar do të ndërmerr edhe veprimet tjera nëse ato janë të domosdoshme.

Burger, tha se SHBA-të po i ndjekin me kujdes zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, dhe se e kanë thënë dhe do e përsërisin se, për Uashingtonin nuk është e pranueshme situata aktuale dhe se ajo i dënon aktet e dhunshme të protestuesve serbë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Makolli dhe Burger folën edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke përmendur këtu edhe mundësitë që diaspora jonë ka që të investoj në atdhe. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)