10 Janar 2025

Majko: Shqipëria ia ka pasur borxh Kosovës

Tiranë, 15 shtator - Reagimi i Qeverisë së Shqipërisë, por edhe i tërë popullit shqiptar, në vitin 1999, ka ardhur pas një historie të rëndë të një kombi, i cili, për dallim nga kombet tjera, nuk ka jetuar, por ka mbijetuar, ndërsa lufta e vitit 1998-1999 ishte një e çarë në kohë, kur shqiptarëve iu mblodhën të gjitha gabimet në një moment të caktuar, por po ashtu iu mblodhën edhe të gjitha cilësitë pozitive si komb, pa dallim kësaj ane apo asaj ane.

Kështu flet Pandeli Majko, njeriu që në vitet më të rënda të historisë moderne të shqiptarëve të Kosovës, më 1998-1999, ishte në krye të Qeverisë së Shqipërisë, dhe përgjithësisht konsiderohet të ketë qenë njeriu kryesor prapa përkrahjes së pakusht që aso kohe shteti shqiptar u ofroi shqiptarëve të Kosovës.

Në një intervistë për programin “Press-ing” të KTV-së, Majko ka rrëfyer për kohën kur si kryeministër duhej t’i përgjigjej një situate të rëndë në vetë Shqipërinë, por edhe më tepër një lufte të përgjakshme e shfarosëse kundër popullit shqiptar në Kosovë.

Në këtë intervistë ekskluzive, Majko ka rrëfyer detaje për vendimet politike, por edhe ato emocionale, që është dashur t’i marrë si kryetar i Qeverisë së një shteti që edhe vetë ishte i dërmuar nga varfëria dhe kriza politike, ndërsa ka treguar edhe për historinë e tij personale politike – prej vendimit për t’u bashkuar me socialistët e Shqipërisë, deri te vlerësimi i tij se çka nuk shkon mirë në shoqëritë shqiptare në tërë rajonin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)