14 Maj 2025

Majko: Beogradi qeveriset nga “Millosheviçët”

Tiranë, 20 janar - Deputeti socialist, Pandeli Majko, ka reaguar sot në lidhje me largimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së të vendosur në qendër të Preshevës, duke thënë se ky akt po rivret ata që u vranë nga regjimi i Milosheviçit.

“Serbia ka hequr me xhandarë, sot në ora 7 të mëngjesit përmendoren e dëshmorëve të lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve, nga qendra e Preshevës\", ka thënë Majko.

Ky akt sipas tij kërkon t’i rivrasë ata që u vranë nga regjimi i Milosheviçit dhe vërteton se në Beograd qeverisin po ata që zhytën Ballkanin në gjakderdhjen e ndarjes së ish-Jugosllavisë.

\"Hoqën një “copë gur” por ringritën historinë që shkruan ata djem që dhanë jetën për popullin e tyre. Kush mund të vendosë një tufë me lule tek vendi i lapidarit të hequr do t’i isha mirënjohës. Lavdi dëshmorëve të kombit! Ata ishin edhe dëshmorët e mi!”, shprehet ish-kryeministri në rrjetin social, “Facebook”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)