Maas: Serbia duhet t'i plotësojë kriteret e Kopenhagës
Ne asnjëherë nuk kemi kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia si kusht që ajo të hyjë në Bashkimin Evropian. Por, ajo që kërkojmë është përmirësimi i marrëdhënieve fqinjësore të Serbisë dhe Kosovës, ka thënë ambasadori Mas.
Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Wolfram Maas, ka thënë se vizita e kancelares, Angela Merkel në Beograd ka për qëllim më shumë shikimin nga afër të përmirësimit dhe zbatimin e kritereve të Marrëveshjes së Kopenhagës për BE, që janë edhe kushti themelor që Serbia të marrë statusin e kandidatit për BE.
Kandidat potencial për BE, thotë ai, ka të bëj më shumë me stabilitetin politik, zbatimin e ligjit, drejtësi të pavarur si dhe marrëdhënie të mira fqinjësore dhe rajonale të një shteti.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel javën e ardhshme do të vizitojë Kroacinë, Serbinë dhe Malin e Zi për të diskutuar çështjet rajonale dhe lidhjet e vendeve të Ballkanit me Bashkimin Evropian.