LVV në Shqipëri e shpall “persona non grata” presidentin serb, Vuçiq
“Së fundmi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur kërcënueshëm ndaj këtij aktiviteti publik."
"Pse duhet ta shqetësojë Vuçiqin një aktivitet paqësor, që kërkon, ndër të tjera, zbatimin nga Tirana zyrtare të marrëveshjeve që ajo i ka lidhur me Prishtinën zyrtare? Ndoshta Vuçiq dëshiron dhe kërkon që Shqipëria të mos i zbatojë marrëveshjet e saj me Kosovën, siç ai vetë nuk ka zbatuar detyrimet që lindin nga marrëveshjet e Kosovës me Serbinë."
"Vuçiqi nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Shqipërisë, e as të Kosovës. Nuk i përket atij të komentojë marrëveshjet e rregullta të dy shteteve të pavarura shqiptare."
"Ne e kuptojmë se nga perspektiva e tij prej ish-ministri të Millosheviçit dhe ish-sekretari të Sheshelit, Kosova është ende nën zgjedhën e Serbisë. Mirëpo, për Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj Kosova është e pavarur dhe sovrane, e njohur nga shumica e demokracive të zhvilluara perëndimore, dhe në aleancë me to”, thuhet në njoftimin e tyre.