23 Dhjetor 2024

Lunacek: Zgjedhje të reja në Kosovë në 2011-ën

Prishtinë, 12 janar - Shefja e vëzhguesve të Parlamentit Evropian në zgjedhjet e fundit në Kosovë, eurodeputetja Ulrike Lunacek ka deklaruar se duhet të organizohen zgjedhje të reja gjatë 2011-ës.

Ajo u shfaq e zhgënjyer të hënën për procesin e votimit në komunat e Skenderajt dhe Drenasit, ku madje tha se “ka parë nga afër manipulimin e zgjedhjeve”.

Sipas saj organizimi i zgjedhjeve të reja në fund të vitit, propozim ky i disa partive, duhet të merret parasysh seriozisht.

“Kosova është me një zonë zgjedhore. Ka shumë mangësi sistemi, prandaj duhet të fillojnë shpejt përgatitjet, qoftë infrastruktura ligjore dhe të mbahen zgjedhjet deri në fund të vitit. Propozim ky i disa partive politike”, ka thënë Lunacek. Para kësaj, ka shtuar ajo, duhet të formohen institucionet e reja.

Lunacek pritet të raportoj edhe në Parlamentin Evropian për zgjedhjet e fundit, raportim ky që pritet të jetë negativ marr parasysh dëshpërimin që shfaqi këtyre ditëve me nivelin e organizimit të zgjedhjeve.

Zyra Civile Ndërkombëtare nuk ka preferuar të flasë për ndonjë opsion, por ka sugjeruar të merren seriozisht qëndrimet e Parlamentit Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)