Lunaçek: Vetëvendosje po dëmton imazhin e Kosovës
Bruksel, 13 janar - Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian Ulrike Lunaçek ka bërë thirrje sot se aksioni i lëvizjes Vetëvendosje dëmton imazhin e vendit.
Vetëvendosja duhet ta anulojë këtë aksion. Ky aksion nuk shihet mirë në Bruksel dhe në Bashkimin Europian.
Nuk ndihmon për afrimin e Kosovës në Bashkimin Europian,ka theksuar Lunaçek.
Së fundmi raportuesja në Parlamentin Europian është shprehur se Kosova në këtë mënyrë do të shihet si një vend që prodhon trazira dhe destabilitet.