Lunacek: Veriu, pjesë e dialogut
Bruksel, 18 tetor - Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, në një intervistë për radion Evropa e Lirë, ka thënë se veriu do të jetë pjesë e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës të ndërmjetësuara nga BE.
Ajo ka përjashtuar ndarjen si opsion, dhe ka thënë se për këtë tashmë është dhënë një garanci nga Komisioni Evropian, që e ka vënë në strategjinë për Zgjerim formulimin integriteti territorial i Kosovës.
\"Ekzistojnë kritere të ndryshme për çështje të ndryshme. Sa i përket veriut, mendoj se ai do të shtrohet në tavolinë në dialogun mes Kosovës e Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së.\"
\"Kryeministrja e BE-së, siç e quaj unë, zonja Catherine Ashton, tashmë marrë udhëheqjen në këtë çështje. Është e qartë për BE-në, se kjo nuk ka të bëjë me ndarjen e Kosovës, veriu i Kosovës është pjesë e territorit të Kosovës por ekziston kërkesa për Serbinë, e cila duhet që të heqë dorë nga strukturat paralele të cilat i financon.\"
\"Kjo nënkupton se natyrisht se Beogradi mund të japë para për strukturat arsimore e të shëndetësisë në veri, për serbët e Kosovës, por kjo duhet bërë në mënyrë transparente dhe në bashkëpunim me qeverinë në Prishtinë\", ka thene Lunacek.