25 Dhjetor 2024

Lunacek synon të zëvendëson Pieter Feithin

Bruksel, 26 prill - Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, synon të jetë përfaqësuese special e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kandidatura e saj është pritur mirë edhe nga kryediplomatja e BE-së , Cathrein Ashton.

Lunacek një politikane e Partisë së Gjelbër të Austrisë, njihet si mbështetëse e madhe e zhvillimit të Kosovës dhe integrimit të saj në Bashkimin Evropian.

Deri në zgjedhjen përfundimtare të përfaqësuesit special të BE-së për Kosovën, këtë funksion përkohësisht do ta ushtrojë, diplomati Italian Fernando Gentilini, i cili ka shërbyer në Kosovë në vitet 2004/2005.

Afati për kandidim për postin e përfaqësuesit të BE-së në Kosovë skadon më 29 prill.

Burime të BE-së parashikojnë se Gentilini do të qëndrojë rreth tre muaj në Kosovë, pastaj këtë post do ta merrte ose Lunacek, nëse zgjidhet, apo ndonjë kandidat tjetër.

Brukseli synon të organizojë më mirë praninë e BE-së në Kosovë. Përfaqësuesi special do të jetë funksionari kyç i BE-së që do ta përcjellë procesin e integrimit të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)