12 Janar 2025

Lunaçek: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën

Bruksel, 28 prill - Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Ulrike Lunaçek ka theksuar se Serbia nuk mundet në Bashkimin Europian (BE) pa e njohur Kosovën.

“Marrëveshja e arritur nga dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel është një hap i madh historik, që është i nevojshëm që Serbia dhe Kosova të vazhdojnë integrimet evropiane”, ka theksuar Lunaçek në një intervistë për radion gjermane “Deutschland radio”.

Sipas saj,  Qeveria e Beogradit ka bërë një hap të madh, por detyra e saj është që ti sqarojë popullit dhe ta bind ate që të pranohet marrëveshja e arritur.

Lunaçek ka thënë se mbështet fillimin e negociatave të Serbisë me BE, sepse siç tha ajo kjo është rruga e shtetit të drejtë dhe demokracisë, por në fund të këtij rrugëtimi para anëtarësimit, Serbia duhet ta njoh Kosovën.

Ajo nënvizoi se në BE nuk do të lejohet që të krijohet një Qipro e re në BE, gjegjësisht një shtet kufijt e të cilit nuk janë të definuar qartë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)