11 Janar 2025

Lunacek: S’bëj kompromis për shtetësinë e Kosovës

Bruksel, 23 janar - Deputetja e të gjelbërve austriakë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, që është edhe raportuese për Kosovën, beson se do të ketë mbështetjen e shumicës në Parlamentin Evropian për të mbështetur edhe një herë me rezolutë inkurajimin për 5 vendet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë një gjë të tillë.

Është pikërisht ky formulim në propozim-rezolutën e Lunacekut që ka nxitur më së shumti amendamente në këtë dokument, kryesisht nga deputetët grekë dhe rumunë, por edhe spanjollë.

Në mesin e më shumë se 150 amendamenteve gjenden shumë prej tyre që bëjnë thirrje që të hiqet formulimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ka shumë amendamente që Kosova të mos trajtohet si shtet dhe që emri i Kosovës në të ardhmen edhe në dokumentet e Parlamentit Evropian të shkruhet me fusnotë dhe të thuhet se është nën administrimin e UNMIK-ut.

Deputetët që propozojnë amendamente të tilla tërheqin vërejtjen se „vetë autoritetet e Kosovës kanë pranuar marrëveshjen për fusnotën“.

Por raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, ka thënë se është e gatshme për kompromis për një varg amendamentesh në mes të më shumë se 150 sa janë paraqitur në raportin e Kosovës, por jo edhe për ato që kanë për qëllim mohimin e shtetësisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)