Lunacek: Ndarja e Kosovës nuk është opsion
Bruksel, 23 nëntor - Raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek gjatë mbledhjes së Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Parlamentin Evropian, mbi raportin e saj për integrimin evropian të Kosovës, ka deklaruar se Serbia mund të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian vetëm pasi të ketë zbatuar marrëveshjet e arritura me Kosovën në dialogun Prishtinë-Beograd
Duke folur përpara anëtarëve të komisionit, Lunacek ka thënë se dialogu për vizat është esencial për qytetarët e Kosovës, pavarësisht se cilës etni i përkasin.
I bëra thirrje 5 vendeve që nuk kanë njohur ende Kosovës, ta njohin atë dhe bëra të qartë se ndarja e Kosovës nuk është një opsion.
Qeveria serbe po shtyn zbatimin e marrëveshjeve me shpresën që të mos bëjë shumë, por dhe pse mbështes statusin kandidat për Serbinë, kjo do të arrihet vetëm nëse serbët zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialog, ka thënë deklaroi Lunacek.
Raportuesja për Kosovën i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të sigurojë pavarësinë e gjyqësorit dhe medias, si dhe të punojë fort me shoqërinë civile, ndërsa theksoi e mbrojtja e dëshmitarëve mbetet ende një problem.