26 Dhjetor 2024

Lunaçek: Marrëveshjet nuk presin sovranitetin e Kosovës

Bruskel, 14 korrik - Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek ka theksuar se se marrëveshjet që ka arritur Kosova me Serbinë nuk cenojnë integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, pasi sipas saj ato janë arritur në mes të dy vendeve të pavarura.

Ajo është e bindur se marrëveshjet nuk prekin asnjë milimetër të sovranitetit të Republikës së Kosovës.

“Unë nuk mendoj ashtu. Mendoj se marrëveshjet janë arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Pra mendoj që këto marrëveshje nuk cenojnë sovranitetin e Kosovës”, ka thënë ajo.

Sipas Lunacek, as nxjerrja e tabelave KS për serbët nuk paraqet asnjë shkelje të sovranitetit, sepse tabelat “RKS” edhe ato “KS” do të lëshohen nga Republika e Kosovës.

E pyetur në lidhje me ndikimin që mund të kenë këto marrëveshje në liberalizimin e vizave për Kosovën, Lunaçek pohoi se procesi i bisedimeve dhe ai i liberalizimit janë të ndara, megjithatë ajo nuk e mohon mundësinë që për BE-në këto marrëveshje janë inkurajim për fillimin e dialogut për vizat me Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)