Lunaçek: Liberalizimi i vizave për Kosovën, jo në 2012-ën
Në një intervistë për Kohën Ditore, Lunacek ka thënë se implementimi i udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave zgjat 2 deri në 3 vjet.
Por definitivisht do të varet nga vullneti i kryeministrit dhe i qeverisë dhe nga gatishmëria e implementimit të të gjitha gjërave, të cilat kërkohen (dhe aty ka shumë më shumë kushte sesa pasaportat biometrike) dhe ato të implementohen sa më shpejt... Sido që të jetë, nuk e shoh mundësinë që kjo të ndodhë në vitin 2012, është shprehur Lunaçek.
Duke folur për gjendjen në veri të Kosovës, ajo ka thënë se qeveria e Serbisë duhet t`ua bëjë të qartë katër kryetarëve të komunave dhe të tjerëve në veri të Kosovës se ata duhet t`i largojnë barrikadat dhe të lejojnë lirinë e lëvizjes, nëse është e nevojshme edhe nëpërmjet ndaljes së financimit të atyre, të cilët nuk duan të bashkëpunojnë.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian thotë se normalizimi i raporteve mes Serbisë dhe Kosovës do të jenë kyç në rrugën e anëtarësimit në BE.