Lunaçek kritikon BE-në për qasjen e ngadalshme ndaj Kosovës
Bruksel, 16 maj - Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, thotë se Bashkimi Evropian po ecë shumë ngadal në përmbushjen e premtimeve të dhëna për Kosovën.
Në një intervistë për Radio Kosovën, Lunaçek thotë se disa shtete të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, janë ato të cilat po e ngadalësojnë procesin që Kosova ta marr udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.