Lunaçek: Kosova duhet të luftojë korrupsionin dhe krimin
Bruksel, 24 shtator - Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, në një konferencë për media në Bruksel, ka thënë se në raportin e saj për Kosovën ka konkluduar se për shkak të parregullsive serioze në zgjedhje dhe vonesave në konstitutimin e parlamentit, presidentit dhe qeverisë, Kosova ka humbur më shumë se gjashtë muaj kohë në miratimin dhe zbatimin e ligjeve që do të siguronin progres.
Megjithatë sipas saj ka pasur përmiresim në veçanti në fushën ekonomisë. Ndërsa, theksoi se liria e mediave nuk është në nievel të mirë.
Lunaçek është shprehur e bindur se Komisioni Evropian do të propozojë filllimin e dialogut për liberalizimin e vizave.
Ndërkohë, ajo tha se Kosova është shtet e ri dhe bashkë më misionin evropian duhet të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar.