07 Janar 2025

Lunacek: Izolimi i kosovarëve do të ishte katastrofë

Bruksel, 20 janar - Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Ulrike Lunacek përshëndeti fillimin e dialogut për heqjen e vizave për Kosovën. Ajo pohon se izolimi i kosovarëve do të ishte katastrofë.

Ulrike Lunacek, zëdhënëse për politikë të jashtme e fraksionit të të gjelbërve dhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, deklaron se “shkuarja e Komisares së BE-së Malmström në Prishtinë dhe hapja e dialogut me Kosovën për heqjen e vizave, sjell një hov të ri në procesin e afrimit me BE-në të të gjitha vendeve te Ballkanit Perëndimor”.

“Fillimi i dialogut për heqjen e vizave me Kosovën është shenjë e stabilizimit dhe normalizimit të rajonit. Përveç kësaj futet në proces përfundimi i politikës së përjashtimit kundrejt Kosovës, sepse të gjithë qytetarët e tjerë të Ballkanit perëndimor mund të lëvizin të lirë në BE, prej fundit të vitit 2010”, ka thënë Lunacek, raporton DW.

Ajo shton më tej se pas vizitës së Malmströmit në Kosovë, “Komisioni duhet të prezantojë një Road- Map për liberalizimin e vizave”.

“Qeveria e Prishtinës duhet të zbatojë me përkushtimin e nevojshëm, detyrat në rrugën drejt heqjes së detyrimeve të vizave, duke përfshirë edhe shoqërinë civile të vendit”, ka porositur Lunacek.

Brukselit dhe Prishtinës i kërkohet që të nxjerrin nga izolimi i pamerituar qytetarët kosovarë. Izolimi është për popullsinë kosovare, dy të tretat e të cilës janë nën 25 vjeçar, një katastrofë.

Ai përbën një problem edhe për besueshmërinë e BE-së. “Liria e lëvizjes, një nga shtyllat themelore të mendimit evropian, nuk duhet tu mohohet ende njerëzve në Kosovë”, ka thënë për fund raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)