11 Janar 2025

Lunaçek: BE s’do lejojë modelin e Bosnjës për Kosovën

Bruksel, 29 dhjetor - Bashkimi Evropian nuk do t’iu lejojë serbëve që të kenë shtet brenda shtetit të Kosovës, ashtu siç kanë bërë në Bosnjë, ka thënë raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek.
 
“Bashkimi Evropian nuk do të lejojë kurrë diçka të ngjashme me Republika Sërpskën në Kosovë”, citon DPA deklaratën e Lunaçekut për mediat në Prishtinë.

Ditë më parë, Beogradi ka dalë me platformë për Kosovën, e cila parasheh një lloj autonomie për komunat me shumicë serbe në veri.

Lunaçek ka thënë se propozimi është “i pavlerë” dhe se Serbia dhe Kosova duhet të përqendrohen në zgjidhjen e çështjeve përmes bisedimeve.

Bisedimet teknike mes dy palëve kanë nisur në mars të kaluar, ndërsa, këtë tetor, kanë evoluar në dialog të nivelit të lartë, me takimet e kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)