Lulzim Basha kryeson në Tiranë
Tiranë, 10 maj - Numërimi i votave në njësitë e ndryshme në Tiranë ka bërë që dy kandidatët për bashkinë më të madhe në vend të jenë vetëm pak vota larg nga njëri tjetri.
Nga 181 kuti të numëruara nga 485 që janë gjithsej kandidati i koalicionit aleanca për qytetarin Lulzim Basha kryeson me 231 vota ndaj kandidatit të PS-së Edi Rama.
Kështu sipas rezultateve të deritanishme kandidati i djathtë Basha ka marrë 46110 vota kundrejt rivalit të tij Edi Rama i cili ka marrë 45 879 vota.