23 Dhjetor 2024

Luksemburgu dhe Kosova bisedojnë për thellimin e partneritetit bilateral

Luksemburg, 30 qershor - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës së saj në Luksemburg pati një bisedë të shkëlqyer me kolegun e saj, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Luksemburgut, Jean Asselborn.

Gjatë darkës së punës, të shtruar nga kryediplomati i Luksemburgut, homologët biseduan rreth një game të gjerë temash bilaterale por edhe çështje evropiane.

Pas takimit, Ministrja Gërvalla deklaroi se është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

“Luksemburgu vazhdon të mbështesë udhëtimin pa viza për të gjithë qytetarët e Kosovës në zonën Shengen. Luksemburgu qartazi e konsideron marrëdhënien me Kosovën si një partneritet të vërtetë”, ka thënë ajo.

Ministrat diskutuan në detaje për shumë fusha të bashkëpunimit siç janë: bashkëpunimi i ngushtë ekonomik, sferat e arsimit, shëndetësisë, sigurisë, kulturës si dhe perspektivën evropian sidomos të të rinjve.

Ministrja Gërvalla tërhoqi vëmendjen rreth zhvillimeve në rajon dhe sfidave të lidhura me këto procese.

Ministrja Gërvalla falënderoi homologun e saj gjithashtu për mbështetjen e Luksemburgut gjatë pandemisë.

Në fund ministrja Gërvalla ftoi ministrin Asselborn për të vizituar Kosovën, ftesë të cilën ai e pranoi me kënaqësi.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)