12 Janar 2025

Luksemburg, partia e Juncker-it fiton zgjedhjet

Luksemburg, 21 tetor - Partia Kristiansociale (CSV) e qendrës së djathtë, e drejtuar nga Jean-Claude Juncker, ka fituar zgjedhjet e përgjithshme të së dielës në Luksemburg, sipas rezultateve zyrtare të publikuara po atë ditë në mbrëmje.

CSV-ja ka marrë 23 nga 60 vendet e parlamentit, tre më pak se në zgjedhjet e kaluara, por duke zënë përsëri vendin e parë. Partia Socialiste e Punëtorëve dhe Partia Demokratike morën secila nga 13 vende.

Ndërkohë, Partia e Gjelbër do të ketë gjashtë vende në parlamentin e ri. Ende është e paqartë nëse CSV-ja do të hyjë në koalicion me ndonjë parti tjetër, apo do të ketë një koalicion të gjerë të tre partive të tjera kundër socialkristianëve.

59-vjeçari Juncker ka qenë kryeministër i Luksemburgut për 18 vjet. Ai është një prej projektuesve të Europës së bashkuar dhe një prej atyre që kanë nxitur aktivisht integrimin europian. Juncker ka qenë gjithashtu edhe presidenti i parë i "Eurogrupit".

Njoftohet se katër partitë kryesore do të fillojnë bisedimet për formimin e kabinentit të hënën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)