Lugina në zgjedhje me flamur të Kosovës
Preshevë, 16 mars - Shqiptarët e Luginës së Preshevës, qysh në orët e hershme të mëngjesit të sotëm kanë filluar të votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë.
Për dallim nga zgjedhjet e mëparshme shqiptarët e Luginës kanë dalë në votime me flamurin kombëtar dhe atë të Republikës së Kosovës. Flamuri i Kosovës paralel me atë kombëtar dhe atë të SHBA-ve është parë në Preshevë dhe Bujanoc, raporton PreshevaJonë. Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, dy bartësit të listës, Partia për Veprim Demokratik (PVD) i kanë ftuar gjithë elektoratin shqiptarë të Luginës së Preshevës që të dalin të votime.
Shaip Kamberi , se liderët e Luginë e kanë për detyrë që të kujdesën për qytetarët shqiptarë. Lufta legjitime për të realizuar të drejtat tona kombëtare në këto treva rajon është synim i yni që nuk i takon vetëm PVD-së por gjithë liderëve dhe shqiptarëve në trojet tona etnike, madje edhe atyre që i bojkotuan këto zgjedhje vetëm për interesa të tyre vetikake.. Prandaj e kemi obligimmoral dhe kombëtar që ne si përfaqësues të popullit në të gjitha nivelet të angazhohemi që të drejtat e shqiptarëve të respektohen konform standardeve evropiane dhe ndërkombëtare
ka deklaruar z. Kamberi. Të gjitha partitë shqiptare në Luginë të Preshevës me përjashtim të PVD-së, i kanë bojkotuar zgjedhjet parlamentare serbe