11 Janar 2025

Lugina e Preshevës përkrah idenë për reciprocitet

Preshevë, 18 prill - Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Luginë të Preshevës, Belgzim Kamberi, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka treguar vullnet politik që çështja e Luginës të trajtohet në dialogun politik që po zhvillohet në Bruksel në mes të kryeministrave, Hashim Thaçi e Ivica Dacic.

Ai është shprehur pesimist që kjo temë do të trajtohet në këtë fazë të dialogut, pasi sipas tij, tani për tani palët janë të interesuara vetëm për zgjidhjen e problemeve brenda Kosovës.

Në një intervistë për \"Tribunën\", Kamberi ka kritikuar Prishtinën dhe Tiranën zyrtare për lënie mbas dore çështjen e Luginës së Preshevës.

Duke folur rreth idesë së fundit të kryeministri serb, për shkëmbim territoresh, Kamberi ka thënë se Lugina e Preshevës më shumë e përkrah idenë për reciprocitet të të drejtave me serbët e Kosovës, sesa shkëmbimin e territoreve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)