13 Janar 2025

Lugina e Preshevës ndërpret bisedimet me Serbinë

Preshevë, 8 dhjetor - Lugina e Preshevës ka ndërprerë bisedimet me qeverinë e Serbisë, lidhur me të drejtat dhe kërkesat e shqiptarëve.

Zyrtarët e qeverisë së Serbisë, nga ana tjetër, kanë thënë se askush nuk mund të përfitojë me bllokime dhe shantazhe, raporton “Top Channel”.

Marrëdhëniet mes Luginës dhe qeverisë serbe vazhdojnë të mbeten të ngrira. Shqiptarët kërkojnë gjykatat, regjistrim të drejtë të popullsisë, zgjidhjen e problemeve shëndetësore dhe ekonomike. Ndërsa Serbia thotë se shqiptarët nuk mund të përdorin flamurin kuqezi pasi është i një shteti tjetër, por shqiptarët nuk heqin dorë nga kjo gjë.

“Përveç ndihmës që mund të japë Shqipëria, ne presim ndihmë prej qeverisë së Kosovës, përmes bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel. Në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë, të trajtohet edhe çështja e Luginës së Preshevës. Është e papranueshme që kjo nuk është diskutuar deri tani”, - ka deklaruar Riza Halimi, deputet në kuvendin e Serbisë.

“Pala serbe duhet të na ofrojë, në një afat të caktuar, zgjidhje për disa çështje, që për vite të tëra nuk janë zgjidhur. Ato nuk mund të zgjidhen menjëherë, por duhet të fillojë diçka, në mënyrë që shqiptarët të shohin se qeveria serbe ka vullnet për t’i zgjidhur problemet. Por këtë vullnet ende nuk e kemi parë”,-është shprehur Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)