11 Janar 2025

Lugina e Preshevës kundërpërgjigjet, do ta shpall autonominë

Prishtinë, 1 prill - Një ditë para takimit të kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç në Bruksel për të nënshkruar “Autonominë serbe” në veri të Kosovë, liderët e Luginës nuk kanë qëndruar duarkryq dhe kanë menduar  seriozisht për të ardhmen  e popullsisë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. 

Të ftuar mbrëmë në një seancë të jashtëzakonshme nga ora 22 u mblodhën 74 këshilltarët shqiptarë të tre Kuvendeve të Luginës, në mjediset e Kuvendit Komunal të Preshevës, ku unanimisht kanë shpallur “Autonominë e Luginës” me të drejtë bashkim me Kosovën, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Në seancën e mbrëmshme me dyer të mbyllura u aprovua me unanimitet Rregullorja e Punës së këshilltarëve shqiptarë të tre Kuvendeve, e cila përmbante pos Kushtetutës edhe  dhjetëra nene, që kishin të bënin me konstituimin dhe formën juridike të “Autonomisë së Luginës”

Nga burimet e brendshme të kësaj mbledhjeje, agjencia ka mësuar se në ketë tubim të këshilltarëve iniciues për “Autonominë e Luginës” ishin mbledhur gjithë liderët e Luginës së Preshevës.

Pas shpalljes së “Autonomisë së Luginës” duke lexuar përfundimet autoritetet serbe nga Vranja kanë ndërprerë energjinë elektrike, por gjithçka ishte vonë, sepse kuvendarët  e Luginës për të mos nëpërkëmbur gjakun e heronjëve tanë, ata e çuan në vend amanetin e dëshmorëve të UÇPMB-së, duke shpallur “Autonominë e Luginës” me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Seanca zgjati 2 orë e gjysmë, ku 30 minutat e fundit, para përfundimit Vranjës i është ndërprerë energjia, duke lënë në terr kuvendorët shqiptarë, të cilët ashtu edhe në terr vazhduan punën për t’i dhënë dritë popullatës së Luginës me vendimin e tyre historik.

Shpallja e “Autonomisë së Luginës”, liderët thanë se ky hap politik është në përputhshmëri me vullnetin e popullsisë shqiptare dhe në përgjigje me reciprocitetin serb.

Ky vendim del po ashtu menjëherë pas deklaratave të liderëve të Luginës, sidomos ajo e fundit e kryetarit të Preshevës, Ragmi Mustafa se “Lugina nuk i shuan përpjekjet për bashkim me Kosovën apo për ndonjë hap tjetër politik..”

Në ketë mbledhje është parë edhe Cedomir Jovanovic, lider i PLD-së. Kuvendorët, njëkohësisht kanë zgjedhur edhe udhëheqësit e “Autonomisë së Luginës”, ku kryetar u zgjodh Riza Halimi me 69 vota pro, kurse kundër ishin 3 me 1 abstenime.

Ragmi Mustafa, kryetar i perlamentit të Autonomisë së Luginës u votua me 74 pro, kurse Nagip Arifi dhe Shaip Kamberi u zgjodhën nënkryetarë të Autonomisë dhe parlamentit, Galip Beiqiri kryetar i Këshillit Nacional të Autonomisë, ndërsa  Jonuz Msliu, kryetar i SHP për Siguri dhe shef i policisë së Autonomisë së Luginës.

Pas përfundimit të mledhjes, para ish-kuvendit të Komunës, tash kuvendi i “Autonomisë së Luginës” ishin mbledhur forca të mëdha të xhandarmërisë serbe të veshur deri në dhëmbë, të shoqëruar me tanke.  Pas shpalljes së “Autonomisë së Luginës” në të dalë nga zyrat  e kuvendit janë arrestuar 12 këshilltarë, por emrat nuk kemi arritur ende t’i marrim.

Reagimi i parë nga Beogradi ka mbërritur sot në orët e para të mëngjesit nga ana e kryetarit të Trupit koordinues, Zoran Stankoviç,i cili i akuzoi kryetarët e komunave shqiptare për “tradhti” dhe, sipas tij, “Beogradi nuk do ta pranojë kurrë të ashtuquajturën “Autonomi të Luginës”, sepse ajo është djep i Serbisë dhe e njohur nga bota si “Pcinjski Krug”, kurse nga Kosova s’ka ende reagime dhe urime, meqë tani të gjithë janë drejtuar me sy e vesh nga Brukseli. Urimi i parë për liderët e Luginës me rastin e shpalljes së “Autonomisë së  Luginës” ka arritur nga \"Vetëvendosje!\", edhe pse qëndrimet e tyre janë për bashkim kombëtar.

Deklarata e shpalljes së “Autonomisë së Luginës” iu është drejtuar misioneve dhe autoriteteve  ndërkombëtare dhe serbe në Beograd. Deri në këto momente ende s’ka reagime tjera nga ndërkombëtarët dhe as nga Begradi, ndërsa Presheva po mbahet në rrethim të hekurt nga policia dhe xhandarmëria serbe.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)