12 Janar 2025

Lugina e Preshevës kërkon përmirësimin e situatës

Preshevë, 11 maj - Qytetarë shqiptarë të Luginës së Preshevës protestuan sot me kërkesat për ndryshimin dhe përmirësimin e situatës në komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Gjatë protestës së sotme në qendër të Preshevës, që përfundoi e qetë, u bë thirrje për lirimin e një grupi shqiptarësh të dënuar nën akuzat për krime lufte nga autoritetet serbe dhe bënë thirrje kundër siç është thënë, anashkalimi i shqiptarëve të zonës në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Oratorët vunë theksin edhe tek padrejtësitë në fushën e arsimit, kulturës, të përdorimit të gjuhës dhe simboleve kombëtare etj.

Situata në Luginë vazhdon të vlerësohet e paqëndrueshme që nga viti 2001 kur mori fund konflikti ndërmjet forcave qeveritare serbe dhe kryengritësve të UCPMB-së që luftonin për më shumë të drejta të shqiptarëve në zonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)