LRG EJL përshendet arritjen e marrëveshjes Kosovë - Serbi
Prishtinë, 23 prill - Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore (RWL EJL) përshendet arritjen e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhenieve mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja, Baronesha Ashton.
LRG EJL vlerëson se kjo marrëveshje është kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për ardhmërine evropiane të të dyja shteteve, si dhe është në dobi të përmirësimit të jetës së qytetarëve.
LRG EJL fton palët që ta zbatojnë në praktikë këtë marrëveshje sepse suksesi i saj lidhet me zbatimin e plotë nga të dyja palët.
LRG EJL përshëndet angazhimin maksimal të Baroneshës Ashton për arritjen e kësaj marrëveshjeje paqësore, që është edhe nje konfirmim për aftesinë dhe fuqinë e grave për të dhënë kontribut në proceset e paqes ne botë.