Lombardi: Vatikani nuk e njeh Kosovën
Kjo është bërë e ditur nga drejtori i qendrës për informim të Vatikanit, Ati Frederiko Lombardi, në një bisedë telefonike me agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.
Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e Selisë së Shenjtë për Kosovën, ka deklaruar Lombardi, duke përgënjeshtruar një pjesë të mediave kosovare që transmetuan deklaratën e apostullit për Kosovën dhe Slloveninë në Selinë e Shenjtë, Julius Janis.
Ky i fundit gjatë disa meshave në Kosovë, paralajmëroi se Vatikani së shpejti do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se lajmet e mira do të vijnë nga Vatikani.
Një deklaratë e tillë u përshëndet edhe nga ministria e jashtme e Kosovës, përmes një deklarate për mediat.