22 Dhjetor 2024

Llajçak: Kam plan për raportet Kosovë-Serbi

Bratisllavë, 2 maj - Shefi i diplomacisë sllovake, Mirosllav Llajçak ka thënë se ka të përgatitur planin si të zgjidhen raportet Kosovë-Serbi pas shpalljes së mendimit të GJND-së.

“Nevojitet dinamika rajonale dhe komunikimi për gjërat praktike, që Ballkani Perëndimor të përparojë”, ka thënë ai për gazetën \"Dnevnik\" të Novi Sadit.

Sipas tij, BE-ja duhet të dëshmojë rolin udhëheqës dhe të shfrytëzojë faktin se Beogradi edhe Prishtina duan të bëhen pjesë e BE-së.

Llajçak ka shtuar se Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por njëkohësisht është edhe kundër ndarjes së saj.

Ai ka shfaqur shpresën se në konferencën e Sarajevës do të vijnë të gjithë.

“Vetëm nëse do të jemi të gjithë rreth një tavoline në Sarajevë, do të kemi legjitimitetin e domosdoshëm të tregojmë se BE-ja e dëshiron Ballkanin Perëndimor në gjiun e saj”, ka thënë Llajçak.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)