Ljajiq: Libija nën presion për ta njohur Kosovën
Beograd, 7 janar - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Tregtisë dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Ljajiq është takuar në Tripoli me zyrtar të shtetit të Libisë, të cilët i kanë thënë se gjenden nën presion të madh të shteteve të rajonit por edhe atyre perëndimore që të njohin pavarësinë e Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtëm i Libisë më ka thënë në mënyrë të hapur se gjenden para një presion të madh të shteteve të rajonit por edhe atyre perëndimore që të njohin pavarësinë e Kosovës. Unë i kam thënë se aktualisht është duke u zhvilluar një dialog intesiv në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe se ne nuk e vlerësojmë si hap të qëlluar njohjen tuaj ndaj Kosovës, ka thënë Ljajiq, transmetojnë mediat serbe
Në një komunikatë të shkruar nga kabineti i tijë thuhet se, nuk pritet që Libija brenda një periudhe të afërt të njohë Kosovën, mirëpo për ta ndaluar një gjë të tillë, sipas kësaj komunikate, duhet që Serbia të vazhdojë dialogun politik në mënyrë që të tregojë pasojat negative që do ti ketë Libija në njohjen eventuale të pavarësisë së Kosovës.