Ljajiç: Të rifillojë dialogu me Kosovën
Beograd, 7 shtator - Zëvendëskryeministri serb Rasim Ljajiç e ka kundërshtuar deklaratën e Presidentit të Parlamentit Evropian Martin Schulz, sipas së cilës Serbia nuk mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën.
Ljajiç u ka thënë mediave serbe se njohja e Kosovës asnjëherë nuk ka qenë kusht për Serbinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Nëse nuk mohohet deklarata e Shchulz atëherë do të relativizohet deklarata e komisionarit për Zgjerim Stefan Fyle, i cili ka thënë se njohja nuk është kërkesë. Ne duhet të shikojmë për bisedime të reja me Prishtinë, tha Ljajiç.
Sipas Ljajiçit Serbia duhet të vazhdojë bisedimet teknike me Kosovën dhe kjo do të arrihet sepse Serbia duhet të fillojë të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Ljajiç ka theksuar gjithashtu se rikthimi i bisedimeve nuk do të jetë proces i lehtë.