Lituania merr kryesimin e OSBE-së
Vjenë, 1 janar - Lituania merr sot kryesimin e radhës të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian (OSBE), duke zëvendësuar kështu Kazakistanin.
Pas më shumë se një 10-vjeçari, Kazakistani arriti të mbajë vjet një samit të këtij institucioni. Ndërkaq, Lituania është shteti i parë balltik që merr kryesimin e OSBE-së.
Ajo ka premtuar zgjidhjen e konflikteve mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, Rusisë dhe Gjeorgjisë rreth Osetisë së Jugut dhe Abkazisë, si dhe mes Moldavisë dhe rajonit të Transilvanisë.
Ministri lituan i Punëve të Jashtme, Audronius Azubalis theksoi se në mesin e prioriteteve janë edhe përmirësimi i sigurisë energjetike dhe të IT-së në hapësirën e OSBE-së, si dhe lufta kundër tregtisë së narkotikëve.
Presidentja e Lituanisë, Dalia Gribauskaite ka premtuar edhe një reformë institucionale në OSBE.