Lituania do të blejë një ishull grek
Athinë, 9 tetor - Kryetari i Bashkisë së Vilnius Arturas Zuokas i propozoi Greqisë, e cila po provon aktualisht vështirësi serioze financiare, shitjen e një ishulli grek Lituanisë.
Për këtë ai deklaroi të premten në konferencën Lituania sipërmarrëse.
Sipas mendimit të tij, lituanezët do të përfitonin në këtë rast një vend të mrekullueshëm pushimesh, kurse Greqisë një hap i tillë do ti bënte reklamë botërore.
Ishulli grek, të cilit i vuri syrin Kryebashkiaku i kryeqytetit lituanez, sipas vlerësimit të tij mund të blihet për 6,9 milionë euro.