Lirohet Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj tashmë e ka marrë pasaportën nga autoritetet sllovene dhe së shpejti do të kthehet në Kosovë.
Për kthimin e pasaportës ka vendosur Gjykata Themelore e Kranjit e cila edhe ishte marrë me rastin, ndërsa sipas AAK-së ai gjatë ditës do të udhëtojë për në Kosovë.
Pas lajmit për lirimin e tij, vete Haradinaj ka njoftuar në profilin e tij në Facebook se është në pritje të fluturimit të tij për në Kosovë.
"Sot zyrtarisht janë kryer të gjitha procedurat e ndërlidhura me ndalesën time në Slloveni. Në Kosovë pres të arrijë vonë sonte, pasi të qartësohet orari i fluturimit."
"Mbetem i vendosur dhe i angazhuar në vazhdimin e detyrave dhe obligimeve qe na presin. Shpreh falënderimin për të gjithë ata që kanë bashkëndjerë me këtë situatë të pakëndshme", thekson Haradinaj.
Haradinaj ishte ndaluar nga autoritetet sllovene para tri ditësh, bazuar në një flet arrest të lëshuar nga ana e Serbisë më 2004.
Haradinaj pritet shumë shpejt të marrë pasaportën e konfiskuar më 17 qershor. Ai pritet të kthehet në Kosovë.
Arrestimi i tij kishte nxitur reagime të shumta. Madje, Kuvendi i Kosovës ishte mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, ku e kishte nxjerrë një rezolute duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish- komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aleanca falënderon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për përkrahjen e dhënë gjatë këtyre ditëve.