Lidington: Të shmanget dhuna në Kosovë
Londër, 27 korrik - Ministri për Evropën në Qeverinë e Britanisë, Dejvid Lidington, ka shprehur shqetësimin e tij rreth dhunës në veri të Kosovës.
Mbretëria e Bashkuar u bën thirrje të gjitha komuniteteve në Kosovë që të refuzojnë përdorimin e dhunës dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë paqësore, për të mirën e të gjithëve, ka shtuar Lidington.
Ai ka theksuar mbështetjen e Londrës për Kosovën dhe të ardhmen e saj në BE, së bashku me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ne bëjmë thirrje për përpjekje të vazhdueshme dhe angazhim nga të gjitha palët për këtë objektiv, përfshirë këtu edhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë të gëzojnë një të ardhme të sigurt dhe të begatë, është shprehur ndër të tjera Lidington.