Liderët e BE-së të ndarë për planin e ndarjes së emigrantëve
Bruksel, 26 qershor - Përshkallëzimi i krizës së emigrantëve është në qendër të axhendës së samitit të BE-së.
Ndonëse liderëve të Unionit u është kërkuar të mbështesin vendet që përballojnë fluksin më të madh të emigrantëve të paligjshëm, ata kanë mendime të ndryshme lidhur me planin e BE-së për ndarjen e 40 mijë emigrantëve, që aktualisht ndodhen në Itali dhe Greqi.
Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk u ka bërë thirrje liderëve të BE-së të tregojnë një solidaritet më të madh në çeshtjen e emigrantëve.
\"Sot nuk kemi arritur konsensus mes vendeve anëtare për çeshtjen e kuotave të emigrantëve, por mekanizmi i vullnetarizmit, skema e tij nuk mund të përbëjnë një justifikim për të mos vepruar.\"
Presidentja e Lituanisë Dalia Grybauskaite, krahas diplomatëve të tjerë tha se vendet e tyre mund të pranojnë kuotën e emigrantëve, vetëm në bazë vullnetare.
\" Vendi im është dakord për vullnetarizëm. Ne pyesim veten nëse jemi në gjendje të mbajmë emigrantët për ti trajtuar ata siç duhet. Ju nuk mund ti detyroni ata të shkojnë në një vend, ku nuk duan të shkojnë. Jemi gati të marrim pjesë në politikat migratore, por në bazë vullnetare.\"
Fluksi i emigrantëve të paligjshëm nga Afrika dhe Lindja e Mesme ka shkaktuar tension midis vendeve të BE-së. Një ditë para Samitit të BE-së Austria paralajmëroi rivendosjen e kontrolleve në kufirin me Hungarinë, kurse Britania e Madhe deklaroi se po punon për shtimin e masave të sigurisë rreth portit frëng të Kalesë.