11 Janar 2025

Libia së shpejti njeh pavarësinë e Kosovës

Tripoli, 18 dhjetor - Disa muaj pas rënies së regjimit të Muammar Gaddafit në Libi autoritetet e këtij vendi të dalë nga vota e popullit kanë premtuar se do të njohin pavarësinë e Kosovës shumë shpejt.

Një gjë e tillë iu kumtua kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili ka filluar një vizitë zyrtare në këtë shtet me ftesë të kryetarin e Kongresit të Përgjithshëm Kombëtar të Libisë.

Libia është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe një gjë të tillë do ta bëjë pavarësisht lidhjeve të saj tradicionale me Serbinë.

Ky është zotimi që mori sot Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi me fillimin e vizitës zyrtare në shtetin e Libisë.

Gjatë takimit me Kryetarin e Kongresit të Përgjithshëm Kombëtar të Libisë, Mohamed Yousef el-Magariaf, ky i fundit tha se vonesa e Libisë për të njohur pavarësinë e Kosovës ka qenë e lidhur me raportet e saj me Serbinë.

Mirëpo sipas tij përkundër kësaj Libia shpejt pritet që të ndërmarrë një hap të tillë.

Ndërkaq kryeparlamentari, Jakup Krasniqi tha se kjo vizitë në Libi është historike në marrëdhëniet e dy vendeve dhe shënon vizitën e parë zyrtare të autoriteteve të Kosovës në këtë vend.

Kryeparlamentari Krasniqi, i shoqëruar edhe nga deputet të Kuvendit të Kosovës, është takuar me anëtarë të Komisionit parlamentar për politikë të jashtme dhe siguri të Libisë.

Gjatë ditës së nesërme Krasniqi pritet të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë institucional dhe politik të Libisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)