Libia njeh Republikën e Kosovës
New York, 25 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot në New York në një takim të ndarë është takuar me Kryeministrin e Libisë, Ali Zeidan.
Në takim u konfirmua njohja zyrtare nga Libia.
Dy kryeministrat u pajtuan që në një të ardhme të afërt, Kosova dhe Libia të themelojnë misionet diplomatike dhe të shkëmbejnë ambasadorët.